Prodhuesi gjerman i kabllove industriale Kromberg&Schubert ka hapur javën e kaluar një fabrikë prodhimi 29 milionë eurosh në Kurshevac të Serbisë.
Fabrika e prodhimit ka një hapësirë prej 23,000 metra katrorë dhe do të ketë një fuqi punëtore prej 2,500 të punësuarve gjatë fazës së parë të zhvillimit të saj, kanë bërë të ditur udhëheqësit e qytetit Krushevac në një deklaratë.
“Kompania planifikon të hapë 1,500 vende shtesë gjatë fazës së dytë të zhvillimit të fabrikës”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Kromberg&Schubert, Zheljko Matijeviq.
“Qeveria e qytetit të Krushevacit siguroi tokën për ndërtimin e fabrikës, siguroi infrastrukturën e nevojshme dhe në këtë mënyrë e lehtësoi investimin”, shtoi ai.
Në tetor 2017, qeveria serbe tha se nënshkroi një marrëveshje me Kromberg&Schubert të ndërtonte një fabrikë në Krushevac, e cila do të prodhonte pjesë për gjigandët e automobilave si Daimler, BMW dhe Volkswagen.
Kromberg&Schubert është një firmë familjare e themeluar në vitin 1902. Ka fabrika në 30 vende të botës, duke prodhuar sisteme instalimi elektrik për industrinë e automobilave./Lajmi.net/
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...