Ambasada e Gjermanisë në Shkup njofton se ka dhuruar donacion prej 84 makinave për frymëmarrje-respiratorë dhe 100 puls-oksimetërve për Maqedoninë e Veriut , që kapin vlerën e 878.768 mijë eurove, transmeton alsat.
Ambasada gjermane njoftoi se donacioni është realizuar falë bashkëpunimit mes qeverive të dy vendeve si dhe bashkëpunimit të zyrës së OBSH-së në Shkup.
“Gjithkund në Evropë ballafaqohemi me pandmeinë e koronavirusit, solidariteti evropian është me rëndësi të madhe. Derisa nuk janë të sigurt të gjithë, nuk është i sigurt askush nga ne. Për këtë arsye, Gjermania mbështet Maqedoninë e Veriut në luftën me korona-pandeminë”, informojnë nga Ambasada e Gjermanisë në Shkup.
Sveçla pritet nga homologu turk, kërkon avancim të bashkëpun...
“3 probleme më pak”, Guxo reagon pasi Avdyli, Statovci e Res...
Erion Veliaj në gjykatë: Po përballem me sulm politik dhe ju...
Aksident në Pejë: Motoçikleta përplaset me veturën – një i l...
IKSHPK: Rrezik shumë i ulët nga Hantavirusi, qytetarët të mo...
OBSH: Situata me Hantavirusin është serioze, por rreziku për...