Një trup i pajetë që i përket një burri rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar, u gjet mëngjesin e sotëm jashtë kasolles ku jetonte në fshatin Kefalovrysos, në Trikala në Greqisë. Kufoma u gjet në një fazë dekompozimi, pamja e të cilës ishte tronditëse. Nga hetimet e para dyshohet që vdekja mund të ketë ndodhur rreth 48 orë më parë.
Sipas informatave nga media greke “trikalavoice.gr” pak pas orës 8.30 të mëngjesit me orën lokale, trupi i një burri 45 vjeçar, me origjinë shqiptare, u gjet jashtë kasolles ku ai jetonte.
Autoritetet policore po shqyrtojnë të gjitha rastet e mundshme edhe pse nuk mund të përjashtohet mundësia që vdekja e shqiptarit të ketë ndodhur për shkaqe natyrore./BalkanWeb
Gjilan: Mbi 30% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00
Kurti: Dil dhe voto, mos e le për moment të fundit – J...
Përditësohen të dhënat, deri tani kanë votuar mbi 583 mijë q...
Florent Hasani vazhdon shkëlqimin tek Boluspori, realizon go...
Partia Guxo: Po ushtrohet presion dhe po kontrollohet vota e...
LDK sot mban konferencë për media