Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev në pyetje të gazetarëve tha se nuk ka komunikim të drejtpërdrejtë me kreun e opozitës maqedonase dhe se beson se në të ardhmen e afërt do të mbahet takim liderësh.
Sipas tij, deri në 30 maj mund të arrihet ndonjë marrëveshje dhe nëse nuk ka shpallje të re të gjendjes së jashtëzakonshme, nga 31 maji fillojnë të numërohen ditët e afateve zgjedhore dhe zgjedhjet të mbahen më 21 qershor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
I pyetur nëse zgjedhjet duhet të mbahen më 21 qershor ose mund të ketë ndonjë kompromis nëse Komisioni për Sëmundje Infektive konsideron se është herët, Zaev u përgjigje se nëse autoritetet shëndetësore dhe ekspertët shëndetësorë deklarohen se është herët, atëherë ai vendim do të respektohet deri në fund.
Sipas tij, LSDM dëshiron të arrijë marrëveshje me opozitën dhe me të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje.
“deri tani arritën marrëveshje nëse duhet të shkojmë në zgjedhje, deri në datën e zgjedhjeve, shpërndarjen e Kuvendit, dhe të gjithë bashkërisht dorëzuam listat e kandidatëve, listat u pranuan nga KSHZ. Duhet të përfundojnë 22 ditët. Mbetemi të hapur deri sa mundemi dhe kjo është 30 maji, deri në përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme dhe nëse nuk ka një të re atëherë nuk varet nga Zaev, Ahmeti apo Gashi, që jemi subjekte politike në pushtet, por varet nga Kushtetuta dhe ligjet.”, tha Zaev duke shtuar se ligji dhe Kushtetuta duhet të respektohen për shkak se në shtetet demokratike një gjë e tillë është parësore.
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...