Ambasadori i BE-së në Shkup, David Geer tha sot se shumica e dy të tretave për ndryshimet kushtetuese është çështje e brendshme dhe pret që qeveria ta zgjidhë vetë.
“Nuk mund të ndërhyj në ato gjëra sepse nuk është në përshkrimin e punës sime. Ndryshimet kushtetuese burojnë nga marrëveshja për të cilën shteti është angazhuar në marrëdhëniet dypalëshe me Bullgarinë.
Ky ndryshim është një vendim sovran që duhet të marrë ky vend. Maqedonia e Veriut tashmë ka një histori të mirë të marrëdhënieve ndëretnike dhe mendoj se do të marrë një vendim që do t’i forcojë edhe më shumë, pa e rënuar identitetin e këtij vendi sepse kjo nuk humbet në rrugën drejt BE-së”, tha Geer.
Ai shtoi se nëse nuk zbatohen ndryshimet kushtetuese, beson se do të ketë një ngërç, por nuk mund të thotë se çfarë do të ndodhë më pas./Telegrafi/
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...
Albulena Haxhiu refuzon të flasë për vendimin e Gjykatës Kus...
“Nuk të lë më shumë se dy vite në burg” – Granit Plava zbulo...
Komuna e Prishtinës nis aksion, liron hapësirat publike
Hamza: PDK respekton vendimin e Kushtetueses, ende pa ftesë ...
“Osmani s’i ka votat për t’u rizgjedhur presidente”, Nagavci...