“Ekzistojnë shumë spekulime në media për shumë tema. Nuk mendoj se është e dobishme të shtoj diçka për ato spekulime, por ajo që është e rëndësishme është se dialogu duhet të vazhdojë”.
Kështu thotë euroambasadori në Shkup David Geer, i pyetur në lidhje me çështjen në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, si dhe shkrimet nga “Politico” se është arritur konsensus në BE rreth kërkesave të Bullgarisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Tani duhet të arrihet marrëveshje për kornizën negociuese, si një pikë referente në negociatat për anëtarësim në BE dhe më pas do të mund të kemi konferencën ndërqeveritare që ta nisim edhe vetë procesin”, tha Geer.
Ndërsa ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, lidhur me publikimin e “Politico”, megjithatë, theksoi se nga ajo që dëgjon në media kjo nuk është pikëpamje e re e Republikës së Bullgarisë si duhet të zgjidhet kjo çështje, por se nuk mund të flasë për kurrfarë propozimesh, sepse ne nuk jemi pjesë e debatit që po zhvillohet brenda në BE.
Lidhur me punën e komisioneve, ministri Osmani, tha se grupet e punës komunikojnë në bazë të rregullt, kuptohet në kuadër të kufizimit që i imponon pandemia.
Tri gjigantë të Premier League pas Jules Kounde
Osmani: Tre kampionë që vazhdojnë ta bëjnë Kosovën krenare
Arabia Saudite njofton investime të reja të mëdha në Siri
Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë
Arrestohet në Spanjë shqiptari i shpallur në kërkim prej më ...
Alaudini: Pak e trishtë që një popull është aq i apasionuar ...