Unë jam shqiptar, por është mjaft e rëndësishme se si do të quhet shteti dhe dua ta shikoj vetveten në të, simbolin dhe himnin e shtetit, tha sot Afrim Gashi nga BESA në debatin “Për emrin punohet”, nën organizmin e organizatës Civil, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Unë mendoj se emri duhet të jetë i pranueshëm për të gjithë qytetarët. Kamë ndjenjë se në dialog nuk jemi hapur deri në fund ashtu siç duhet. Ndjenja ime është se komuniteti maqedonas si më i madhi dhe më i rëndësishmi, është sjell në mënyrë injorante ndaj komuniteteve të tjera. Unë kurrë nuk do të pranoj që emri të zgjidhet në dëm të bashkëqytetarëve.
Është shumë e rëndësishme që si qytetarë në këtë vend nga komunitete të ndryshme, të kemi emrin e një vendi ku gjithkush nga ne do shoh veten dhe ne do ta ndiejmë atë shtet si të tonin. Prej asaj pike, mosmarrëveshja me Greqinë mund të marrë një dimension tjetër – tha Gashi.
Sipas Gashit, për derisa nuk zgjidhen konfliktet e brendshme, do të jetë më e vështirë zgjidhja e kontestit me Greqinë. /Telegrafi/
Rama publikon pamje nga Portugalia: Edhe atje ka rrëshqitje ...
Kurti takoi Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, flasin për ...
Abdixhiku pret në takim Elisa Spiropali, thekson koordinimin...
Pranuan 400 euro ryshfet, bien në pranga dy persona të dyshu...
Nagavci: Osmani ka bërë punë të shkëlqyeshme, por për mandat...
Kurti dhe Spiropali diskutojnë për hekurudhën Gjakovë–Shkodë...