Shefi i diplomacisë gjermane, Sigmar Gabriel, ka deklaruar se “një nga sfidat e ardhshme është që pesë shtetet anëtare të BE-së që nuk e njohin Kosovën, ta bëjnë atë, pasi Kosova tashmë është e pavarur dhe nuk është pjesë e Serbisë”.
Gjatë një vizite zyrtare në Beograd, Ministri i Jashtëm gjerman ka theksuar edhe njëherë përkrahjen e vendit të tij karshi Kosovës, transmeton portali arbresh.info
“Është shumë e rëndësihme që të pranohet që Kosova është pavarur dhe do të ishte mirë që të gjindej një zgjidhje që do t’i ipte fund konfliktit. Njohja e Kosovës është në favor të Serbisë, përndryshe Serbia nuk do të mund të fitojë vendin e saj në BE. Në të njëjtën kohë, kjo është gjithashtu e rëndësishme për Kosovën. Në realitet, kjo është një situatë e favorshme”, tha ai, raporton N1./arbresh.info/
Putini kërkon ndërprerje të menjëhershme të konfliktit në Ir...
Haradinaj uron 7 Marsin: Mësuesit janë shtylla e edukimit dh...
Zëdhënësi i Qeverisë: VV e kandidoi Konjufcën në fund të afa...
Vedat Muriqi rikthehet te goli, shënon në udhëtim te Osasuna
Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim nis operacion në Bjeshkët e S...
Rama: Korridori VIII strategjik për Shqipërinë, pjesë e rrje...