Personi M.J. që sot rreth orës 18 ishte qëlluar me 4-5 plumba në kokë dhe qafë, në kafene në rrugën “Vlladimir Komarov”, në Aerodrom është dërguar në Klinikën për kirurgji “Shën Naumi i Ohrit”, pa shenja jete, informojnë nga ky institut i shëndetit publik.
“Personi i qëlluar ishte sjellë në Klinikën kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit”-Shkup, pa shenja jete. Edhe përkundër tentativave të mjekëve për rianimim zgjatën 40 minuta, është konstatuar vdekja”, thanë nga Klinika.
Nga MPB informuan se ka pasur incident të armatosur në një kafene në rrugën “Vlladimir Komarov”. Sipas lajmit të Tv Sitel, Kryerësi që është ende i panjohur për policinë, ka qëlluar drejt Martin Janushevit, i cili menjëherë është dërguar në spitalin e Shkupit./telegrafi
NATO pranon ftesën e Serbisë për ushtrim të përbashkët ushta...
Vuçiq prezanton strategjinë “Serbia 2030”, përfshin Kosovën ...
Putini kërkon ndërprerje të menjëhershme të konfliktit në Ir...
Haradinaj uron 7 Marsin: Mësuesit janë shtylla e edukimit dh...
Zëdhënësi i Qeverisë: VV e kandidoi Konjufcën në fund të afa...
Vedat Muriqi rikthehet te goli, shënon në udhëtim te Osasuna