Ervan Fuere, ish-ambasador i Bashkimit Evropian (BE) në Shkup ka deklaruar se është e qartë që koha për arritjen e një marrëveshje ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, është e shkurtër.
Për Faktor, në TV24, ai është shprehur se presin që në qershor, Komisioni Evropian (KE) ta rikonfirmojë udhëzimin për fillimin e bisedimeve për anëtarësim.
Fuere shprehet se Greqia duhet që ta lejojë Maqedoninë që të fillojë bisedimet, edhe nëse çështja e emrit nuk do të zgjidhet, por bisedimet duhet të vazhdojnë paralelisht.
Sipas tij, Greqia ka përgjegjësi të madhe dhe duhet të veprojë me racionalitet, kurse për zgjidhjen e emrit, Fuere thotë se duhet të respektohet identiteti, gjuha, kultura dhe trashëgimia, që nuk është në dëm të trashëgimisë së Greqisë, apo ndonjë tjetri. /Telegrafi
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...