Forumi rinor i Aleancës për Shqiptarët (FRASH) sot kishte një aksion simbolik ku kanë vendosur, siç thonë atam figurat e hajdutëve akademik.
Sipas tyre, hajdutët akademikë të cilët në mungesë të konsideratës dhe respektit për sakrificën dhe mundin e dhënë për këtë universitetit, kanë bërë plagjiaturë duke kopjuar punimet shkencore të akademikëve të huaj.
“Të gjithë së bashku duhet të mos lejojmë që hajnat akademikë ta shfrytëzojnë si vegël UT-në për ngritje akademike duke shkelur mbi profesionalizmin dhe etikën akademike që duhet të mbizotërojë në Universitetin e Tetovës”, shkruan kryetari i FRASH, Omer Ajdini.
Ai shton se UT është krenaria jonë dhe se duhet të krenohemi me të dhe për këtë shakk nuk duhet të lejojmë që hajnat akademikë të nëpërkëmbin nderin tonë./Telegrafi/


Pas përleshjeve në kufi, Pakistani thotë se ka vrarë 30 tali...
Dosja “Metamorfoza”, SPAK kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gj...
Çështja e presidentit, deputeti i LDK-së thotë se Abdixhiku ...
Haradinaj: S’jam kandidat për president
Deputeti shqiptar në Maqedoni me flamur kombëtar në kostum, ...
Sulmi i Afganistanit në Pakistan, vriten “shumë” ushtarë pak...