Edhe Fraksioni për reformimin e OBRM-PDUKM-së ka dalë me kundërshtim për arritjen e pajtimit greko-maqedonas, për çështjen e emrit të vendit.
Sipas tyre, Zoran Zaevi nuk ka mandat, legalitet e as legjitimitet që në emër të kombit të merret vesh për ndryshimin e emrit shekullor.
Ky fraksion vlerëson se me këtë marrëveshje Maqedonia dhe maqedonasit janë gjunjëzuar, dhe se për shkak të kapriçove të Zaevit, shteti është vënë në situatën “merr ose jo”.
Fraksioni konsideron se me marrëveshjen është plotësuar vetëm dëshira e shteti fqinj, pra Greqisë.
Njiherit, fraksioni kritikon edhe partinë OBRM-PDUKM, për qëndrim fillestar dhe të pakuptimtë.
Policia në Ferizaj zhvillon fushatë vetëdijësuese për rreziq...
Miratohen dy projektligje për programet IPA-së të BE-së
PDK e gatshme të propozojë emër për president, Tahiri: Vendi...
FBK del me një njoftim sa i përket biletave për ndeshjen nda...
Identifikohen pas 27-vjetësh mbetjet mortore të të zhdukurit...
Detaje nga operacioni që vrau El Menchon – ai u ekzeku...