Forca të mëdha policore janë stacionuar sërish në Kuvendin e Maqedonisë, pas protestave që janë rikthyer nga përkrahës të VMRO-DPMNE. Automjete të policisë dhe një prani e shtuar e njësiteve speciale, janë parë sot tek Kuvendi i Maqedonisë, njoftoi TV21. Sipas zyrtarëve, kjo ka të bëjë me rritjen e masave të sigurisë.
Sakaq, analistët në vend thonë se deputetët e ngarkuar me përgjegjësi penale, nuk duhet të mbrohen nga imuniteti. Ekspertja e së drejtës penale Besa Arifi shprehet se imuniteti deputetin e mbron vetëm kur shpreh mendimin e tij në foltore, por jo edhe jashtë Kuvendit.
Ndërkohë analisti Ismet Ramadani thekson se Komisioni për çështje të Imunitetit pranë Kuvendit, deputetëve të cilët dyshohen nga Prokuroria Speciale mund t’ua heqë imunitetin dhe kështu i hap rrugën organeve të drejtësisë.
Ky është 39-vjeçari që vdiq dje në Llaushë të Skenderajt, so...
Mustafa thirrje partive: Merruni vesh për presidentin, shma...
Digjet kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”
Shoferi i dehur përplas me veturë dyvjeçarin në Ksamil, dërg...
Max Dowman i Arsenalit thyen rekordin e madh në Ligën e Kamp...
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë