Pronari i objektit te Mavrovasja, Mevludin Aliti në deklaratë para mediave tha se ai është pronari i objektit që u dogj nga zjarri dhe se nuk janë të sakta informacionet se ai nuk ka qenë i qasshëm për policinë.
“Mund lirisht të shihni se ditën e parë kur erdhën, unë isha aty, ua dhashë dokumentet për objektin”, tha Aliti.
Ai bëri të ditur se vjet ka gjetur mjet eksploziv në objekt dhe se sivjet i është djegur dhe se kanë kaluar 50 ditë ende nuk dihen arsyet, njofton telegrafi maqedoni.
“Personi që dëshiron objektin tim le të paraqitet që t’ia dhuroj dhe të mos mundohemi më shumë”, tha Aliti i cili tha se po ndërton me elaborat dhe projekt dhe se ka paguar mbi 400 mijë denarë për legalizim.
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...
Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ek...
Moti me diell sot në Shqipëri
Universiteti Publik “Kadri Zeka” shënon 13-vjetorin e themel...
Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 17°C