Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi se sot filloi pagesa e pagesës sociale dhe pagesës për mbrojtje civile dhe të fëmijëve për muajin prill.
Përdoruesit e këtyre që kanë kartela do të mund që t’i marrin paratë në bankomatet e bankave nga dita e sotme.
“Me qëllim që të shmanget turma para bankave dhe të mundësohet mbrojtje më e madhe të shfrytëzuesve të ndihmave sociale në kushte të virusit COVID-19, për personat të cilët nuk përdorin kartela, pagesa do të bëhet në dy grupe edhe atë sipas renditjes alfabetike”, sqarojnë nga MPPS.
Nga dita e martë pagesa do të bëhet për personat mbiemri i të cilëve u fillon me A, B, V, G, D, Gj, Zh, Z, X, I, j, K, L, Ll dhe nga dita e mërkurë për personat mbiemri i të cilëve u fillon me M, N, Nj, O, P, R, S, T, Q, U, F, H, C, Ç, Xh dhe Sh.
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...
Një pjesë e Tiranës mbetet pa energji elektrike