Afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët për president dhe për kandidatë për deputetë fillon sot dhe do të zgjasë deri më 8 mars, sipas orareve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ). Kur parashtruesi i listës së kandidatëve për president është një grup votuesish, është e nevojshme të mblidhen së paku 10.000 nënshkrime nga zgjedhësit e regjistruar në Listën Zgjedhore, ndërsa kur paraqitësi i listës së kandidatëve për president janë deputetë, është e nevojshme që mbledhin të paktën 30 nënshkrime nga deputetët, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kandidatët për president dje u shpallën nga BDI, të cilët propozojnë ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe Lëvizja “ZNAM”, e cila do të dalë me liderin Maksim Dimitrievski. Paraprakisht LSDM-ja njoftoi se kandidati i tyre do të jetë kreu aktual i shtetit Stevo Pendarovski, OBRM-PDUKM propozon profesoresha Gordana Siljanovska Davkova, Stevço Jakimovski është kandidat i GROM-it, partisë që ai drejton, profesoresha Biljana Vankovska është kandidate e “Të Majtës”, Arben Taravari i koalicionit opozitar shqiptar “VLEN”, Velo Markovski ishte i pari që shpalli kandidaturën e tij të pavarur për president në tetor të vitit të kaluar, ndonëse është anëtar i OBRM-PDUKM-së.
Kandidaturën e Osmanit e ka bërë të ditur kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, i cili ka paralajmëruar se pas zgjedhjeve do të avokojë për ndryshime kushtetuese, për zgjedhjen e presidentit në Kuvend dhe për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë. Ndryshe, siç tha ai, BDI nuk do të marrë pjesë në qeveri.
Gordana Siljanovska-Davkova dje konfirmoi se është kandidate për presidente të shtetit nga OBRM-PDUKM, pasi ishte e vetmja që ishte regjistruar në thirrjen partiake.
Nga LSDM-ja pardje njoftuan se në mbledhjen e kryesisë është vendosur që si kandidat për kryetar të shtetit të përkrahet kreu aktual i shtetit Stevo Pendarovski.
Pjesëmarrësit në zgjedhje, listat e kandidatëve për kryetar të shtetit duhet t’i dorëzojnë KSHZ-së më së voni deri më 19 mars deri në mesnatë. Afati për mbledhjen e nënshkrimeve vlen si për zgjedhjet presidenciale ashtu edhe për ato parlamentare. Zgjedhjet presidenciale janë caktuar për 24 prill, ndërsa rrethi i dytë i zgjedhjeve është më 8 maj, kur duhet të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare.
Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...