Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dërgoi në Ambasadën tonë në Pekin një ekip mobil, me çka në mënyrë drastike shkurtohet procedura e lëshimit të dokumenteve të udhëtimit edhe në këtë vend.
“Me pajisjet e reja, koha e pritjes është shkurtuar në disa javë, e jo si më parë nga 6-9 muaj (në vendet tejeoqeanike, më shumë se një vit).
Zgjerimi i projektit në Kinë deri më tani ishte pamundësuar shkaku i masave kufizuese të karantinës”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Me këtë, shtojnë nga atje, numri i përfaqësive diplomatike-konsullore të pajisura me pajisje të tilla rritet në 15. Përmirësimi i shërbimeve për diasporën është një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Punëve të Jashtme gjatë këtij mandati.
Zjarr në një apartament në Tiranë
Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje
Trump: Falënderimi i takon Allahut, e marta “ditë ferri” për...
Ambasada e SHBA-së: Pashkë të gëzueshme dhe të bekuara për t...
Pashkë në hije lufte/ Papa Leoni XIV: Të mos paralizohemi ng...
Vuçiq: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit...