Rreth 270 mijë nxënës të shkollave të mesme dhe fillore, sot i kthehen mësimit për gjysmë vjetorin e dytë të vitit shkollor 2018/2019.
Pasi përfundoi pushimi prej tre javëve, për shkak të epidemisë së fruthit dhe ajrit të ndotur autoritetet vazhduan pushimin dimëror për nxënësit edhe për dy ditë shtesë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nxënësit në shkollë duhej të ktheheshin më 21 janar (e hënë), por pasi shfrytëzuan edhe dy ditë tjera ato sot ju kthehen bankave shkollore.
Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës dje njoftoi se sot do të ndërpriten masat për mbrojtje nga ndotja e ajrit, pasi siç thanë, është ulur numri i grimcave të dëmshme PM10.
Zv.ministri i Arsimit dhe Shkencës Petar Atanasov, dje deklaroi se deri të hënën ministria do të merr vendim nëse dy ditët zëvendësohen ose jo dhe se deri të hënën do të njoftohen gjitha komunat dhe shkollat.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...