Filloi pastrimi pa pagesë i 100 oxhaqeve në Shkup

16:51 | 8 Gusht 2018

Kandidatët që janë në trajnimin për pastrimin e oxhaqeve në shkollën e mesme “Zdravko Cvetkovski” dolën në teren dhe filluan me pastrimin e 100 oxhaqeve të qytetarëve që u paraqitën në thirrjen e Bashkisë së Shkupit.

Në trajnimin që e organizon Bashkia e Shkupit në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe Agjencia për punësim janë paraqitur 10 kandidatë. Trajnimi do të zgjasë 3 muaj, ndërsa gjatë kësaj kohë secili kandidat do të marr kompensim prej nëntë mijë denarëve në muaj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas mbarimit, secili nga kandidatët, krahas certifikatës, do të marr materiale bazë për të hapur biznes personal dhe punësim duke marr parasysh se pastrimi i oxhaqeve do të subvencionohet nga Bashkia e Shkupit.

Tash për tash në kryeqytet ka vetëm tetë pastrues të oxhaqeve, ndërsa 45% e Shkupit ngorhen me dru, që është një e treta e ndotjes së ajrit në Shkup. Oxhaku i pa pa pastruar ndot dy herë më shumë nëse krahason me atë të pastruarin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara