Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe potencoi se atëherë kur vaksina për COVID-19 do të jetë e qasshme për vendin tonë, ajo nuk do të jetë e obligueshme, por theksoi se ai dhe familja e tij do të vaksinohen.
Ai tha se vaksina zhvillohet në platformë të sigurt. Ajo tani është në fazën e tretë të analizës, është parë se jep antitrupa, por duhet të pritet që të shihet sa do të zgjasin ato që të mësohet nëse do të duhet një ose dy doza.
“Vaksina nuk është në kalendar dhe nuk do të jetë e obligueshme, të paktën jo në fillim. Do të shohim si do të zhvillohen punët, cilat do të jetë rekomandimet”, tha Filipçe në intervistë për televizionin “Kanal 5”.
Për qasjen deri tek vaksina për coronavirusin, Filipçe tha se ekzistojnë dy mekanizma. Njëri përmes OBSH mekanizmi i quajtur KOVAKS, përmes të cilit kjo organizatë obligohet në mënyrë të barabartë të distribuojë vaksinë deri tek të gjitha vendet derisa nuk vaksinohet 20 për qind e popullatës.
Si mënyrë tjetër e mbrojtjes para periudhës së ardhshme të vjeshtës kur priten edhe ftohje, grip sezonal dhe infeksione të tjera, ministri Filipçe theksoi se kanë planifikuar për sivjet të sigurohen dyfish më shumë doza se vitin e kaluar. Kështu sivjet do të ketë 6-mijë doza falas të vaksinave për gripin sezonal.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...