“Të gjithë punonjësit e autoambulancave meritojnë lëvdata të mëdha për punën e tyre të vështirë çdo ditë, veçanërisht në këtë kohë kur ne po përballemi me koronavirusin. Siç kemi njoftuar tashmë, ata do të marrin një shpërblim të duhur për punën e tyre – duke rritur të ardhurat e tyre. Ata janë profesionistë të lartë dhe janë një nga shtyllat e sistemit tonë shëndetësor”, tha sot Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
“Ne kemi rritur kapacitetin e Shërbimit të Emergjencës Mjekësore në Shkup me 150%. Nga 7, tani ka afër 20 automjete funksionale, ndërsa rreth 9 ekipe janë aktive në terren gjatë gjithë kohës”, tha ai.
Gjatë vizitës së sotme në Poliklinikën “Bukuresht”, u diskutua me stafin për sfidat me të cilat përballen në transportimin e pacientëve, dhe mbi të gjitha me pacientët e diagnostikuar me virusin Covid-19.
Graishta priti ambasadorin e Turqisë, në fokus siguria dhe b...
BE-ja dhe India arrijnë marrëveshje tregtare
Dita e Përkujtimit të Holokaustit, Osmani: Ripërtërijmë anga...
Xabi Alonso planifikon largimin e pesë yjeve të Liverpoolit ...
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” takohen me Fahri...
Ekstradohet nga Zvicra një pjesëtar i një grupi kriminal