Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, informoi sot se do të nënshkruhet një marrëveshje për furnizimin e 200 000 vaksinave kineze dhe vaksinat AstraZeneca priten në mars.
Filipçe tha se ai vet do të vaksinohej me çdo vaksinë që do të ishte në dispozicion nëse do të ishte radha e tij, përfshirë edhe atë kineze.
“Nuk kam asnjë rezervë për asnjë vaksinë, qytetarët duhet të binden se të gjitha vaksinat janë të sigurta dhe efektive. Ky është një problem global me sigurimin e vaksinave, të cilat i kanë Austria, Gjermania dhe vendet e tjera. Ne do të jemi ndër vendet e para që në një moment do të sigurojmë vaksina për shumicën e popullatës”– tha Filipce./alsat
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...
Egzon Dakaj i jep fund karrierës si gjyqtar
Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do t...
LDK nuk merr pjesë në seancën për presidentin
Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-n...