Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce, në një intervistë për TV Sitel, theksoi se kapacitetet spitalore po mbushen gjithnjë e më shumë, ndërsa në repartet infektive në institucionet shëndetësore trajtohen një numër i madh pacientësh.
Filipçe tha se të gjithë departamentet e brendshme dhe personeli mjekësor janë mobilizuar plotësisht dhe se sistemi shëndetësor menaxhohet çdo ditë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Katet e para në ndërtesën e klinikave të brendshme tashmë janë mbushur. Ne sigurojmë shtretër dhe staf, por bëhet më e vështirë. Kapacitetet në drejtim të mjekëve, infermierëve, ekipeve, internistëve, pulmonologëve dhe anesteziologëve, si dhe shtretërve spitalorë po shterojnë gjithnjë e më shumë. Objektet shtesë janë gati në spitalin “8 Shtatori”, por me këtë dinamikë mundet me të vërtetë në një kohë të shkurtër ato shtretër shtesë, vendet që ne ofrojmë të plotësohen. Do të jetë hera e parë në histori që i gjithë sistemi trajton vetëm një patologji në mënyrë që të ulë presionin. Kjo është një krizë kudo, në vendin tonë, në rajon, në të gjithë Evropën. Por sigurimi i shtretërve, veçanërisht personeli, po bëhet gjithnjë e më i vështirë”, tha ministri Filipce.
Filipçe theksoi se nuk është e përshtatshme të vendosen pacientë në ambiente që nuk janë paraparë për këtë, duke shtuar se pacientët duhet të akomodohen aty ku ka personel.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...