Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp tha se shqyrtohet mundësia që në muajt e vjeshtës mbajtja e maskës të bëhet e obligueshme edhe në hapësira të hapura.
Ai gjithashtu tha se mendohet që të bëhet kufizim i numrit të mysafirëve në objektet hotelerieke dhe të ndalohet grupimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Qëllimi jonë është që me kohë të vendosim masa që do të ndikojnë në parandalimin e virusit. Duam t’u ikim kufizimeve për lëvizje, por nëse kjo bëhet e domosdoshme, atëherë sigurisht që do ta bëjmë”, tha Filipçe.
Ai në konferencën e sotme informoi për gjendjen me coronavirusin në vend, duke thënë se edhe në vendin tonë por edhe në Evropë, pas përfundimit të verës, gjendja përkeqësohet.
Filipçe deklaroi se statistikat tregojnë që pacientët mbi 60-vjeç janë më të prekurit nga virusi COVID-19.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...