Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në paraqitjen e djeshme në emisionin “Magazina” në TV Sitel, theksoi se vaksinat kundër gripit sezonal nuk kanë skaduar dhe njoftoi se nga sot do të ketë më shumë termine për vaksinim.
Ai tha se këtë vit ka pasur interesim të madh për vaksinat për gripin sezonal, që nuk është parë vitet e kaluara, përcjell telegrafi maqedoni.
“Kishim shumë më pak vaksina dhe asnjëherë përveç javës së parë si zakonisht nuk kishte një interes të tillë. Sa i përket termineve, bëhet orar që të kemi një distancë të caktuar kohore ndërmjet kohës së aplikimit të vaksinave te qytetarët, në mënyrë që të mos bëhen turma në ambulanca. Për më tepër, një problem shtesë që ka dalë në dritë javët e fundit është praktikisht sistemi i planifikimit, por pikërisht për shkak të interesit të madh”, tha Filipçe.
Ai shtoi se sasitë e vaksinave janë të mjaftueshme.
“Vaksinat nuk janë harxhuar, vazhdon sistemi për vaksinim. Kemi mundur që për një kohë të shkurtë të vaksinojmë një numër të madh të qytetarëve, megjithatë mendoj se do të bëhej kaos i madh në ambulanca”, tha Filipçe.
Vaksinimi kundër HPV-së në Kosovë po vazhdon me rezultate po...
Cristiano Jr. u zemërua për shkak zëvendësimit, ndëshkohet n...
“Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nuk e kërcënojnë integritetin...
Kurti tregon se cilat dokumente të strukturave paralele serb...
Hoti: Inflacioni është rritur edhe në muajin e fundit, po i ...
Shefi i OSBE-së në Kosovë përgëzon Kurti për Ligjin për të H...