Nuk ka asnjë argument pse qytetarët nuk do të vaksinoheshin, kjo është mënyra e vetme për të arritur imunitetin kolektiv dhe për t’u mbrojtur. Rreziku për t’u prekur nga Covid-19 është shumë i lartë. Tani, me muajt e vjeshtës, faktorët e rrezikut do të rriten më tej, njerëzit do të jenë përsëri brenda, prandaj, unë u bëj thirrje qytetarëve që ta marrin këtë çështje shumë seriozisht, tha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Filipçe, për “Sitel”, theksoi sot se pasi filloi vaksinimi, dhe tani, me përforcimin e të gjithë procesit me masat e reja, situata është përmirësuar shumë, por vetëm me qytetarët e vaksinuar.
“Tani kemi një pandemi, një virus që po përhapet tek qytetarët e pavaksinuar. Një përqindje e madhe e numrit të përgjithshëm të pacientëve të diagnostikuar janë të pavaksinuar, gjithashtu nga numri i përgjithshëm i vdekjeve, gati 90 përqind janë qytetarë të pavaksinuar”, tha Ministri.
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër