Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp tha se nuk përjashtohet mundësia që virusi Covid-19, të jetë i pranishëm që nga viti i ri, para se zyrtarisht të zbulohet rasti i parë.
Ai këtë e tha pas dy rasteve të vdekjeve të cilat u zbuluan në një shtëpi në Veles, të cilët kishin ndërruar jetë që nga janari, ndërsa në testimet për coronavirus këto ditë, rezultuan pozitiv, përcjell telegrafi maqedoni.
“Nuk përjashtohet mundësia që virusi të jetë i pranishëm në vendin tonë edhe më herët, sidomos duke pasur parasysh numrin e vdekjeve nga gripi sezonal këtë vit, si dhe publikimet se ka bartës pa simptoma të virusit Covid-19”, tha Filipçe.
Ndryshe, dy personat që u gjetën të vdekur para katër ditëve në një apartament në Veles, sipas autopsisë kanë ndërruar jetë më 6 janar, ndërsa njëri prej tyre ka rezultuar pozitiv në testin për coronavirus.
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...