Nuk ka ndonjë rrezik se nuk ka aparate respiratore. Kemi tetë prej tyre dhe deri më tani, shikuar historikisht prapa, këtu janë të kyçur qytetarë, të cilët kanë pasur komplikime nga gripi sezonal, i cili tek ne është mirë që ngadalë numri po bie, theksoi sonte ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në intervistën për Nova TV.
“Ne kemi marrë urdhër nga Qeveria të marrim sasi plotësuese të pajisjes që tashmë e kemi filluar si procedurë, 50 aparate shtesë të arrijnë javën e ardhshme dhe 50 eventualisht nëse janë infrastrukturës aktuale siç është vendosur”, tha Filipçe.
Ai informoi se ka vende ku të vondosen aparatet respiratore dhe se ka edhe ekspertë të cilët mund të manipulojnë, të punojnë me atë aparate.
“Kemi bërë edhe një plan, numër shtesë të mjekëve nga specialitete tjera, nëse ka përvojë me një aparat të tillë, të aktivizohen, këtu para se gjithash mendoj në anesteziologë nga Klinika për anesteziologji, nga Klinika e neurokirurgjisë”, theksoi Filipçe.
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...