Ministri i Shëndetësisë në TV24 deklaroi se gjendja me coronavirusin mbetet stabile dhe se nuk është koha që të hiqen maskat.
Sipas Filipçes, qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe se nëse ka përkeqësim të gjendjes epidemologjike, si Qeveri janë të gatshëm për masa të reja.
“Tani kemi gjendje stabile, shpresoj të vazhdojë kështu. E ndjekim gjendjen dhe jemi të gatshëm të ndërmarrim edhe masa të reja epidemiologjike nëse ka përkeqësim të sërishëm”, tha Filipçe.
Ai theksoi se në Maqedoni ka rreth 20 lloje të coronavirusit dhe se këto ditë priten rezultatet e hulumtimeve më të reja të ASHAA sa i përket pranisë së virusit britanez.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm duke thënë se tani nuk është koha për heqjen e maskave.
“Duhet të jemi të kujdesshëm. Gjendja tani për tani mbetet stabile, spitalet janë zbrazur dhe shfrytëzohen vetëm 30 për qind e kapaciteteve. Me uljen e numrit të të hospitalizuarve, ulet edhe numri i vdekjeve”, tha Filipçe./telegrafi
Rritet çmimi i naftës në Kosovë, arrin 1.68 euro për litër
Trump për Merz: Ai nuk e di çfarë po flet për Iranin
Ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3 mes Vanesës dhe Indrit
Dragone në Kosovë: NATO rikonfirmon përkushtimin për siguri ...
Kështu duket skena e Eurovisionit këtë vit
Kuvendi del me njoftim pas dështimit të seancave për preside...