Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe theksoi se blerja e vaksinës kundër Covid-19 do të bëhet përmes mekanizmit KOVAKS në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
“Mekanizmi Kovaks është një mekanizëm i OBSH-së që do të sigurojë shpërndarjen e barabartë të një sasie adekuate të vaksinave sipas popullsisë në disa shtete, derisa 20 përqind e popullsisë të vaksinohet. Sa i përket veprimtarisë së BE-së, ata nënshkruan një marrëveshje bilaterale me kompaninë ASTRA ZENIKA për vendet anëtare të BE-së dhe ne morëm një letër me një ofertë nga Polonia përmes ambasadorit polak në vendin tonë. Dua ta falënderoj që mund të blejmë një sasis të konsiderueshme nga vendi i tyre”, tha Filipçe në një intervistë për “TVKlan”.
Ai tha se as sasitë dhe as shpërndarja sipas vendeve nuk dihen ende. Por do të ketë qasje në kohë kur vaksinat janë në dispozicion.
“Njëzet përqind është diçka që aktualisht konsiderohet si një përqindje e arsyeshme për të vaksinuar popullatën në përputhje me të dhënat aktuale. Në atë grup prej 20 përqind përfshihen të moshuarit, të sëmurët kronikë, fëmijët. Ekzistojnë grupe të rrezikuara që janë të parët që vaksinohen, natyrisht që ne ndjekim gjetjet dhe rekomandimet e reja”, tha Filipçe./Telegrafi/
63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.800 tiketa ...
Theren me thikë dy persona në Prishtinë, policia arreston dy...
Vjedhje e rëndë në Ferizaj, nga kasaforta grabiten dy armë z...
Arratiset një person nga Psikiatria Forenzike
Sot mësohen finalistët e Kupës së Kosovës, në program dy gjy...
Shpërthen granata dore në Fushë Kosovë, u hodh nga vetura në...