Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, gjatë vizitës së sotme në Spitalin e Përgjithshëm të Kërçovës, tha se në këtë institucion për dy vjet e gjysmë janë realizuar 40 punësime.
Ai deklaroi se për momentin në Kërçovë nuk ka mjek të papunë, që sipas tij është rezultat i mirë i investimit tek mjekët e rinj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Duke pasur parasysh edhe masat tjera që si Ministri e Shëndetësisë i kemi zbatuar, është stazhi i paguar prej gjashtë muajve për mjekët e rinj, që ka dhënë rezultate të shkëlqyeshme. Nuk ka institucion shëndetësor që nuk është rritur kapaciteti i kuadrove për së paku 15 përqind”, tha Filipçe.
Ai tha se për periudhën 2019-2022 janë miratuar 1000 leje për specialist dhe subspecialist, si dhe për herë të parë specialistët privat janë paguar për punën e tyre./Telegrafi/
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën