“Objektet e të gjitha klinikave private, spitaleve dhe stafit të tyre do të jenë në dispozicion. Do të bëjmë një plan pune shumë shpejt sot pas propozimit për gjendje krize, duke pasur parasysh se kjo është hera e parë që vendoset gjendje krize në vend,” tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe pas seancës së Këshillit të Sigurimit.
Në pyetjen e gazetarëve nëse ndihma e stafit nga klinikat private do të kërkohet në të njëjtën kohë dhe nëse pacientët do të jenë në gjendje të përdorin kujdesin shëndetësor privat si të jetë shtetërore, Filipçe u përgjigj: “Ne kemi një plan për momentin, por është e mundur të kërkojmë staf. Ne do të shqyrtojmë absolutisht të gjitha burimet, si ambientet e spitalit ashtu edhe personelin”.
Në pyetjen nëse nëse do të formohen qendra të reja Covid, Ministri tha se po bëhet mobilizim i plotë.
“Po bëhet mobilizimi i plotë. Departamentet interne janë në qendër të vëmendje ku ka kat të lirë, është planifikuar të vihen në funksion edhe kapacitete shtesë në spitalin 8 Shtatori”, tha Ministri i Shëndetësisë./Telegrafi/
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...