Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, thotë se kanë filluar përgatitjet për mënyrën e funksionimit të shtetit gjatë muajve të vjeshtës, sidomos në punën shkollave dhe çerdheve.
Ai tha se po mendohet edhe për disa kufizime, për shembull, vetëm personat e vaksinuar të mund të marrin pjesë në ngjarje të mëdha në ambiente të mbyllura.
“Mendojmë se si të funksionojmë në muajt e vjeshtës. Analizat e para tregojnë se një përqindje e lartë e punonjësve shëndetësor janë vaksinuar, diku mbi 85 përqind. I presim edhe të dhënat për të punësuarit në shkolla dhe çerdhe, në mënyrë që nga vjeshta të mund të punojnë normalisht”, tha Filipçe.
Ai tha se fushata për vaksinim vazhdon, por shtoi se asnjë shtet nuk mund ta imponojë që vaksina kundër koronavirusit të jetë obligative./Telegrafi/
Protesta për Gjuhën Shqipe: E drejta në anën e studentëve me...
Djali i Trumpit arrin në Republikën Serbe – pritet nga djali...
Enrique: Vitin e kaluar të gjithë mendonin se Liverpooli ish...
Kishte hipur sipër veturës një person, gjobitet me 150 euro ...
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, policia nis ...
Policia ndalon një veturë me mallra të kontrabanduara në Ban...