Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se kulmi i valës së tretë i cili ka qenë më i fuqishme është pas neve. Ai tha se ndjehet pak lehtësim në sistemin shëndetësor.
“Gjatë ditës së djeshme ndjemë pak lehtësim. Sot numri është më pak. Të mos shpejtojmë, duhet ta ndjekim gjendjen edhe këtë javë, me siguri kulmi është prapa nesh, por këtë do të themi në fillim të javës”, tha ministri Filipçe.
Ministri bëri të ditur se deri tani janë vaksinuar 15.500 qytetarë, ndërsa deri pasdite sot kanë pranuar vaksinën rreth 1.000 persona.
Ndryshe, sot në Sallën Sportive “Boris Trajkovski” vaksinohen punonjësit shëndetësorë dhe mësimdhënësit nga klasa e parë deri në të tretën./Telegrafi/
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...