Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe ka bërë të ditur se kufijtë mbeten të hapura, pavarësisht zërave të ndryshëm që qarkulluan ditëve të fundit.
Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar se për momentin mbeten të hapura, ndërsa Komisioni për Sëmundje Infektive pritet të përfundon grumbullimin e informacioneve për gjendjen e pandemisë në vendet e rajonit.
“Në të gjithë botën pandemia nuk po zbehet , ka gjithnjë e më shumë pacientë, kudo që ka lehtësime të masave restriktive, ka shumë të infektuar të rinj. Komisioni për Sëmundje Infektive ka kontaktuar me përfaqësuesit e vendeve përreth dhe deri në fund të ditës priten informacionet për gjendjen me koronavirusin në të gjithë rajonin. Komisioni po ndjek situatën dhe për momentin kufijtë mbesin të hapur derisa të merren informacionet e nevojshme për pasqyrën epidemiologjike të vendeve fqinje”, ka shkruar Filipçe.
Një vlerësim të tillë e ka dhënë edhe kryeministri teknik Oliver Spasovski duke theksuar se kufijtë mbeten të hapura. Këto reagime vijnë pasi që dy ditë më parë u lansua lajmi se Komisioni për Sëmundje Infektive do të vendos lidhur me mundësinë e mbylljes së kufijve me vendet fqinje, për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus. (INA)
Jurgen Klopp në Real Madrid?
Rekord të ardhurash nga turizmi/ BSH: Ekonomia përfitoi 4.4 ...
Vazhdojnë protestat dhe bllokimet e rrugëve nga fermerët
Tahiri bisedon me Thaçin me telefon: E njoftova se nesër zër...
Punimet e ndërtimit në rrugën Veternik–Graçanicë zvarriten, ...
Policia në veri ndalon 4 automjete me targa serbe me mallra ...