Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe Komisioni për Sëmundjet Infektive njoftuan mëngjesin e sotëm pas takimit se po propozojnë masa kufizuese në Tetovë, pra ndalimin e dasmave, festimeve dhe mbajtjes së ngjarjeve masive në ambiente të mbyllura.
Objektet hotelierike në pjesën e mbyllur të punojnë me 30 përqind të kapacitetit, ndërsa në lokale vetëm 4 persona mund të ulen në të njëjtën tavolinë.
Megjithatë, Venko Filipçe për “Telma” tha se kërkesa është që masat të zbatohen për të gjitha qytetet, dhe jo vetëm për Tetovën.
“Nuk është për Tetovën, është për të gjithë vendin. Propozimi është për kudo, jo vetëm për Tetovën”, tha Filipçe.
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...
Tottenhami mund ta shkarkojë Tudorin vetëm pas tri ndeshjeve
Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale
Rivarroset Myrteza Dylhasi nga Gjakova, i zhdukur gjatë luft...
Helikopterët britanikë kundër dronëve mbërrijnë në Qipro