Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, njoftoi se pacientja e vetme që është infektuar me coronavirus, është në gjendje stabile dhe pa komplikime të rënda.
Filipçe tha se ajo ndodhet në izolim në Klinikën Infektive, ndërsa shtoi se udhëtarët që kanë qenë në të njëjtin furgon janë izoluar në shtëpitë e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Gjatë mbrëmjes së djeshme janë kontaktuar të gjithë udhëtarët e furgonit, dhe të gjithëve iu është shkruar izolim adekuat në kushte shtëpie. Kemi rënë në kontakt me të gjithë kontaktet që kanë pasur udhëtarët e furgonit. Të gjithë këta persona, nuk kanë pasur kontakte me grupe të mëdha njerëzisht, por vetëm me familjarët e tyre të ngushtë. Vendi i izolimit do të vërtetohet në bashkëpunim me përfaqësuesit e MPB-së . Nëse ata thonë se ndonjë objekt është më rëndë për tu siguruar, jemi të gatshëm t’i transferojmë nëpër repartet Infektive”, tha Filipçe.
Takimi me Kurtin për Presidentin, Hamza: Nuk mbështesim kand...
Çështja e Presidentit, Kurti nesër takohet me Abdixhikun
Kurti pret në takim Hamzën, flasin për çështjen e presidenti...
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për fajde
Kristjan Asllani asiston në ndeshje ndaj Goztepes
Qarkulloi rreth 2 milionë euro, arrestohet administratorja p...