Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Drejtoresha për Mirëqenie Sociale, Adelina Sahiti, do të vazhdojë edhe një mandat në krye të kësaj drejtorie.
Ai ka theksuar se mirëqenia sociale është prioritet në qeverisjen e tij.
“Punët e mira vazhdojnë, bashkë për mirëqenien e qytetarëve të Kryeqytetit. Drejtoresha për Mirëqenie Sociale, Adelina Sahiti, vazhdon edhe një mandat me përkushtim për forcimin e shërbimeve sociale dhe mbështetjen e kategorive në nevojë. Mirëqenia sociale nuk është vetëm prioritet, por përgjegjësi e përbashkët për një Kryeqytet më të drejtë dhe më të kujdesshëm ndaj secilit qytetar”, ka shkruar Rama./Arbresh.info
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?
Bayern Munichu e thyen rekordin e çmendur të Jose Mourinhos ...
Tragjedi ajrore në Gjermani, aeroplani bie në zonë banimi ...
Rezulton pozitiv me Hantavirus personi i 11 nga anija kanade...
Moti sot në Kosovë i vranët dhe me reshje lokale shiu