Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp ka raportuar për gjendjen me coronavirusin.
Ai ju bëri thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat, si mbajtja e maskava, mbajtja a distancës fizike dhe dezinfektimi i duarve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Çdo gjë varet nga ne, nëse respektojmë masat, atëherë edhe numri nuk do të jetë kaq i lartë, dhe do të kemi një ulje graduale të numrave në ditët në vijim dhe automatikisht do të kemi edhe lehtësim të masave”, tha Filipçe.
Ai shtoi se në Shkup, ku janë dhe numrat më të larta të infektimeve të reja, e kryesojnë komunat e Sarajit dhe Çairit dhe Butelit.
Sipas ministrit të gjithë klasterat janë të njohur dhe janë izoluar të gjithë personat që kanë pasur kontakt me të infektuarit.
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...
Udhëtimi i Asllanit drejt Stambollit anulohet para nënshkrim...
Vitia premton spital të ri në Mitrovicë