Prokurorja Fatime Fetai propozoi që gjatë përzgjedhjes së prokurorëve që hetojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin duhet të përfshihet edhe zyra e BE-së në vend.
Fetai thotë se në këtë mënyrë do të hiqeshin të gjitha dyshimet për kandidatët, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Propozoj që në procedurën e përzgjedhjes për shef dhe prokurorë në atë prokurori të përfshihet edhe zyra e BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes mbikëqyrjes nga momenti i intervistës deri në zgjedhjen e kandidatëve dhe edhe atë të japin mendim për ato kandidatë”, thotë Fetai e cila shton se në një vend të vogël sikur Maqedonia e Veriut, është e mundur të ketë ndikime.
Sipas saj, edhe opinioni duhet të përfshihet në mënyrë maksimale dhe se në këtë mënyrë do të kemi mundësi ta ngrisim besimin në sistemin prokurorial.
KEDS-i me punime në rrjet, këto janë zonat ku paralajmërohet...
I ashpër me bashkëpartiakët, Hamza: Nëse konstatohet vjedhja...
Sot vazhdon seanca në rastin e vrasjes së Auron Thaqit
Reduktimet e rrymës, arsyeja se pse sot LDK mban konferencë ...
Moti sot: I vranët dhe vende-vende me shi, temperatura deri ...
Parashikimi i motit për të enjten