Deri në fund të vitit kalendarik, qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të kenë edhe disa festa, respektivisht ditë jo pune.
Për gjithë qytetarët e Maqedonisë, ditë jo pune do të jetë 08 Dhjetor (e diel) Shën Klimenti i Ohrit, gjegjësisht e hëna 9 dhjetor do të jetë ditë jopune.
Deri në fund të vitit, festë për pjesëtarët e popullatës shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të jetë 22 Nëntor (e premte), dita respektivisht festa e Alfabetit të gjuhës Shqipe.
Nisur nga këto dy festa, deri në fund të vitit administratorët shqiptarë do të kenë dy vikende të zgjatura 3 ditore, respektivisht 22 Nëntor (e premte), dita e Alfabetit të gjuhës Shqipe, si dhe 08 Dhjetor (e diel) Shën Klimenti i Ohrit, gjegjësisht e hëna 9 dhjetori.
Festat e qytetarëve të përkatësisë fetare ortodokse deri në fund të vitit kalendarik mbesin 1 Nëntori (e premte) – Festa e të gjithë Shenjtorëve, si dhe 25 Dhjetori (e martë)– Dita e parë e Krishtlindjeve katolik.
Festa për pjesëtarët e popullatës hebraike në Republikën e Maqedonisë do të jetë me 9 Nëntor (e mërkurë) – Jom Kipur-dita e parë e festës së Jon Kipurit, si dhe Festa për pjesëtarët e popullatës turke në Republikën e Maqedonisë do të jetë 21 Dhjetori (e shtunë) – Dita e Arsimit në Gjuhën Turke.
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...
“Kosova e shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, momenti kur Bush...
Osmani jep mbështetje për marshin “Drejtësi, jo politikë”
Kurti: Lufta e UÇK-së ishte luftë e kulluar çlirimtare ̵...
Rifat Jashari pritet me duartrokitje nga qytetarët në paraka...
Hamza: UÇK-ja nuk ishte ndërmarrje kriminale, ishte ushtri ç...