Opozita vazhdon t’i mbaj sekret kërkesat e saj ndaj propozim-Ligjit për Prokurorinë Publike. Ndonëse OBRM-PDUKM-ja kishte paralajmëruar se pas dorëzimit të materialeve në Ministrinë e Drejtësisë do t’i bëjë publike kërkesat e saj, edhe pas dy ditëve partia e Hristijan Mickoskit vazhdon të heshtë.
Njëjtë vepron edhe Ministria e Drejtësisë, nga ku thonë se kërkesat e opozitës janë në kundërshtim me rekomandimet e BE-së, por duke mos ndarë detaje mbi rrjedhën e bisedimeve dhe mundësinë për konsensus gjithë partiak për fatin e Prokurorisë Speciale Publike.
Ndaj Propozim-ligjit për Prokurorinë Publike opozita ka parashtruar 65 amendamente, ndërsa kryetari i Kuvendit ka paralajmëruar se për miratimin e ndryshimeve do të respektohet të gjitha procedurat parlamentare.
Përveç partive shqiptare, në takim për PSP-në më herët janë ulur edhe përfaqësuesit e partive opozitare shqiptare, Bilall Kasami dhe Ziadin Sela. Ata deklaruan se do të mbështesin ligjin e ri, por duke shtuar se kanë kushte për statusin e PSP-së./Telegrafi/Alsat/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim