Qytetarët e Kumanovës i janë kthyer jetës normale por, jo edhe ata të Lagjes së Trimave, aty ku tri javë më parë u zhvillua një luftë 40 orësh. Shenjat e asaj lufte nuk janë shlyer.
Familjeve që u dogjën shtëpitë u ndanë vetëm nga 100 mijë denarë, apo 1.600 euro.
Por me ato para, nuk po rikthehet gjendja e mëparshme.
Shumica e familjeve, siç raporton Klan Kosova, e cila ka vizituar sot këtë lagje, vazhdojnë të jetojnë në shtëpi të të afërmeve.
Familjarëve të dëmtuar po u vijnë ndihma edhe nga mërgimtarë të ndryshëm të trojeve shqiptare që jetojnë e punojnë në Zvicër.
Ngjarje e rëndë në Shqipëri, vdes 65-vjeçarja pasi u sulmua ...
“Hendeku është i pakapërcyeshëm”, dështojnë bisedimet mes Ir...
Real Madridi i rikthehet në garë për Konaten, por ka një pro...
Rizvanolli kërkon të ndalen keqinterpretimet dhe keqinformat...
Pse gratë janë më skeptike ndaj inteligjencës artificiale se...
Çmimi i arit rikthehet mbi 5000 dollarë