Ka edhe disa muaj që të zhvillohet mbledhja e Këshillit Evropian, i cili do të vendos për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE. Kjo ishte dëshira e shumicës së popullatës në Maqedoni.
Tani është koha që të përqendrohemi në këto objektiva kombëtare, mendoj se nuk duhet të humbim kohë me dallimet politike, sepse Qeveria aktuale dhe opozita janë të një mendimi që integrimi në BE duhet të ketë përparësi, që reformat dhe legjislacioni i ri duhet të miratohen dhe të zbatohen”- pohoi Tune Kelam, kryetar i Komisioni për politikë të jashtme në PE.
Zyrtari evropian tha se vendi ka bërë punë të mirë për të nisur negociatat, por sipas tij nuk dihet nëse në KE do të ketë vendim të njëzëshëm.
Zgjedhjet e ardhshme presidenciale do të jenë të rëndësishme sepse nëse këto zgjedhje do të mbahen në atmosferën e pajtimit kombëtar, në një atmosferë të drejtë dhe transparente, atëherë do të ketë një argument shtesë për mbështetjen e Maqedonisë”- tha Tune Kelam, kryetar i Komisioni për politikë të jashtme në PE.
Gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut, përfaqësuesit e Komisionit Evropian u takuan me kryeministrin Zoran Zaev, me përfaqësuesit e Kuvendit dhe të opozitës.
Rikthehen Mbappe e Bellingham, Real Madridi publikon listën ...
MBPZHR organizon punëtori për politikat mbështetëse në bujqë...
Punëtorët teknikë të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë nisin ...
Gjysma e shkollave në Prishtinë kanë probleme me sigurinë, R...
SHBA-ja pritet të prezantojë një koalicion për shoqërim anij...
Shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës, dyshohet shkëndij...