Sipas të dhënave të “Eurostat”, Maqedonia e Veriut është vendi i tretë më i varfër në Evropë. Vetëm Shqipëria është më e varfër se ne, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina është vendi më i varfër në Evropë me BPV që ka rreth 31% të mesatares së BE-së.
Kjo do të thotë që këtyre vendeve do t’u duhen dekada për të arritur standardet ekonomike të pjesës tjetër të BE-së, ndërsa kanë potencial të dobët ekonomik.
Vendet me BPV-në më të lartë në Evropë janë Luksemburgu dhe Irlanda, të dyja me 93% mbi mesataren e BE-së. Vendet tjera kryesuese janë Zvicra, Norvegjia, Danimarka dhe Hollanda, përcjelli telegrafi maqedoni.
Për sa i përket vendeve anëtare të BE-së, Bullgaria renditet më keq me 47% të mesatares së BE-së.
Sipas Eurostat, vendet e Ballkanit Perëndimor renditen dobët, me Bosnjën dhe Hercegovinën që tejkalojnë ngushtë Shqipërinë, ndërsa Maqedonia ka BPV-në e tretë më të ulët. Serbia, përkundër nivelit më të lartë të investimeve të huaja, është në vendin e katërt nga vendet më të varfra në Evropë.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës