Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim Ermira Mehmeti konsideron se 25 vjet nga shpallja e pavarësisë së Maqedonisë, ky vend ende përballet me probleme të thella.
Ja edhe porosia e saj:
25 vite me vone:
– Maqedonia me Qeveri teknike;
– Kontestet me fqinjet te pazgjidhura;
– Akomodimi i konfliktit dhe avancimi i kornizes se te drejtave politike te shqiptareve i cunguar;
– Institucione demokratike te brishta dhe jofunksionale;
– Ekonomia e tregut e kapur nga oligarket dhe te perzgjedhurit e pushtetit;
– Partia mbi shtetin, demokracia nen partine;
“Gezuar i qofte partise, se shteti ka akoma pune, fillimisht per t’u pavaresuar nga partia, pastaj per t’u bere demokraci me vete.”, ka shkruar në Facebook Ermira Mehmeti.

Operacion dhjetëditor: FSK-ja gjen trupin e të riut të zhduk...
Zelensky: ShBA do që Rusia dhe Ukraina t’i japin fund luftës...
“Benita, raportin me mua e ka pasur vetëm lojë”, deklaron Kl...
Nisin Lojërat Olimpike Dimërore
Trump: Bisedimet SHBA-Iran javën e ardhshme
Ligji i ri në Kroaci – Lehtësime të mëdha edhe për punëtorët...