Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të vizitojë të enjten Shqipërinë, dhe bashkë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, do të përurojnë Xhaminë e Namasgjazë, siç njihet Xhamia e Madhe e Tiranës.
Njoftimi është bërë nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH), i cili e ka konsideruar këtë përurim si “ëndërr të bërë realitet”.
Njoftimi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë erdhi pas lajmeve që u përcollën në media se Ministria e Çështjeve Fetare në Turqi e ka caktuar tashmë imamin e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë.
Sipas mediave, vetë imami i quajtur Enes Bastur, e ka shpërndarë lajmin në rrjetet sociale, por më pas e ka fshirë atë.
Interesimit të Radio Evropa e Lirë për këtë çështje, Zyra e shtypit pranë Komunitetit Mysliman Shqiptar, iu përgjigj duke deklaruar se “nuk ka asgjë zyrtare”.
Më pas, KMSH-ja shpërndau njoftimin për mediat, ku pranon se xhamia më e madhe në vend, nuk do të administrohet nga ky institucion fetar, por “nga pala tjetër”.
“Presidenti Erdogan dhe kryeministri Rama do të jenë të pranishëm personalisht në ceremoninë e inaugurimit, në të cilën Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të përfaqësohet nga Myftiu i Tiranës, z. Gazment Teqja, i cili do të jetë, gjithashtu, edhe kreu i bordit të fondacionit të përbashkët, mes KMSH dhe palës tjetër, që do të administrojë Xhaminë e Namazgjasë më tej”, thuhet në njoftimin e KMSH-së, duke lënë të kuptohet që xhamia do të administrohet nga Turqia.
Përurimi do të bëhet të enjten në orën 10:00.
Xhamia e Namazgjasë ndodhet pranë ndërtesës së Kuvendit të Shqipërisë dhe Katedrales katolike ‘Shën Pali”, si dhe përballë Komunitetit Mysliman Shqiptar.
Ndërtimi i saj nisi në vitin 2015 dhe themeli u vendos nga presidenti turk Erdogan.
Ai pati deklaruar në atë kohë se organizata FETO ka strukturat e saj edhe në Shqipëri, dhe se u kishte kërkuar krerëve të institucioneve “eliminimin” e tyre.
Punimet u tha se do të përfundonin për tre vjet, por u deshën rreth nëntë vjet që xhamia të përurohet./rel/
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses