“Aneksi që Bullgaria pretendohet se i propozoi marrëveshjes aktuale me Maqedoninë e Veriut është një dështim i zv. kryeministrit Krasimir Karakaçanov”, shkruan eksperti dhe diplomati bullgar i së drejtës ndërkombëtare Velizar Ençev.
Ish-ambasadori bullgar në Kroaci tërhoqi vëmendjen për faktin se përmbajtja e aneksit të pretenduar, për disa arsye, u bë e njohur falë medias në Maqedoni, jo qeverisë bullgare, pavarësisht nga fakti se zv. kryeministri bullgar Krasimir kishte folur më parë për një projekt aneks.
Sipas Ençev, autori i 12 pikave të aneksit është Karakaçanov, dhe deklarata përkatëse është një njohje e dështimit të tij, kështu që vetë Marrëveshja mund të konsiderohet e pasuksesshme.
“Kjo marrëveshje është dështimi ynë diplomatik, sepse përmban artikullin numër dy, falë të cilit Shkupi mori mbështetje të pakushtëzuar për t’u bashkuar me NATO-n”, shkroi Ençev në profilin e tij në Facebook./Telegrafi/
27 vjet nga masakra në Poklek dhe Çikatovë
Rutte: NATO duhet të rrisë prodhimin e mbrojtjes përballë kë...
Sot viziton Kosovën ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nuf...
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite dërgimi i FSK-së në Gaza
Presidentja në detyrë sot bën homazhe në Poklek e Çitakovë
Sot seanca e fundit për rastin e Liridona Ademajt, thuhen fj...