Rasti me vajzën 13-të vjeçare rome R.I, e cila ka ngelur shtatzënë për shkak të përdhunimit, duket se nuk është i vetmi mes vajzave nën përkujdesje në Shtëpinë për fëmijë dhe të rinj me probleme edukative-sociale “25 Maji”, njofton TV21.
Qendra Evropiane për të Drejtat e Romëve ka marrë dëshmi të ngjashme për keqpërdorim seksual nga dy motra rome, të cilat gjithashtu, kanë qenë nën përkujdesje në Shtëpinë “25 Maji”.
Megjithatë V.A (16) dhe L.A (13), shpeshherë janë zhdukur nga Shtëpia dhe zhdukjet e tyre nuk janë denoncuar në polici apo te prindërit. Sipas dëshmive të tyre, një burrë më i vjetër i ka marrë nga Shtëpia për përkujdesje dhe i ka dërguar te stacioni i vjetër hekurudhor në Shkup, ku i ka abuzuar seksualisht.
Nga qendra thonë se nëna e tyre e ka denoncuar rastin në polici dhe i ka dërguar në gjinekologji, i cili ka konkluduar se vajzat vërtet kanë qenë viktima të dhunës seksuale.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës