Nesër do të jetë e diela e parë jopune në Maqedoni.
Inspektorati i Tregut u bëri thirrje të gjithë punëtorëve të paraqesin çdo rast nëse ballafaqohen me shkelje të të drejtave të tyre. Me hyrje në fuqi të ndryshimeve dhe plotësimeve ligjore, Inspektorati do të vendosë edhe kujdestari nëpër rajone.
Ata që do të punojnë të dielën në veprimtari në të cilat procesi tekniko-teknologji nuk mund të ndërpritet, do të duhet të marrin mëditje më të larta për 50% dhe duhet të ketë një ditë të lirë të cilën do të mund ta shfrytëzojnë brenda 7 ditëve të ardhshme.
E viti i ri sjell edhe ndryshime të tjera. Prej sot rritet çmimi i rrymës dhe ngrohjes qendrore.
Ministria e Ekonomisë do të sigurojë ndihmë financiare për familjet me të ardhura të ulëta, të cilat do të marrin fatura më të ulëta për energji elektrike.
Muajin e ardhshëm, Ministria e Ekonomisë do të shpallë thirrje publike, kurse ndarja e ndihmës financiare do të bëhet sipas parimit të të ardhurave më të ulëta të familjeve në vitin 2021./TV21/
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...
Slot: Liverpool po vuan nga mungesa e balancimit
Vdes nxënësi i vogël që ra në lumin e Gadimes
Keijsi përjashtohet me zarf të zi nga shtëpia e Big Brother ...
Shkëmbi 4 km rrëzohet në Sicili, mbi 1,000 persona evakuohen